PËRSHKRIMI I PROEKTIT

Të nxitur nga gjendja e dobët finansiare e fondit pyjor, veçanërisht nga ndezja në masë e pyjeve vitin e kaluar, inicuam “LËVIZJEN QYTETARE PËR RIPYLLËZIM NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”.
Objektivi i kësaj iniciative është që më datë 12 mars 2008 të mbjellim 2 milion fidane drunjsh ose më saktësisht aq sa qytetarë ka Republika e Maqedonisë. Emri i iniciativës është “Dita e drujve”.
Me atë qëllim formuam këshillin inicues, i përbërë nga qindra qytetarë të profileve të ndryshme, persona publik, kreator të mendimit të lirë, artist, përfaqësues të shkencës, yje të muzikës..

PËRKRAHËSIT E PROEKTIT
Për ndihmë ju drejtuam faktorëve relevant të mbrendshëm si dhe institucioneve të jashtme, siç janë Qeveria e RM-së , përfaqësuesit e EU-së në Maqedoni, Parlamenti i RM-së, përfaqësues të bashkësive lokale... Për fat tonin ky aksion pranohet nga të gjithë pa rezervë. Qeveria e RM-së menjëherë përkrahu një iniciativë të tillë duke na garantuar përkrahje logjistike dhe fidane drujsh si dhe do të jetë partner i jonë në këtë Aksion.

FINANSAT
Me qëllim sigurimin e mjeteve finansiare të nevojshme për këtë aksion, këshilli inicues do të aplikojë në fonde të institucioneve të ndryshme siç janë: Qeveria e RM-së, Unioni Europian, USAID-i, UNDP-ja. Nga të gjitha këto institucione dhe organizata që do të na përkrahin finansiarisht do të kërkojmë të na delegojnë një proekt – menaxher i cili direkt do të menaxhojë me fondin e tyre.

PJESMARRËS
Që të sigurohet numri i qytetarëve të nevojshëm, përkrahës te Aksionit , këshilli inicues u mundua që ta ngrejë vetëdijen tek qytetarët nëpërmjet:

MP dhe marketing kampanjë. Për realizim e kësaj kampanje kërkuam përkrahje nga gjitha mediumet e shkruara, elektronike si dhe internet mediumet në RM-së.
Bashkpunim me organizata të ndryshme siç janë : organizata joqeveritare, organizatat studentore , organizatat e nxënësve të shkollave të mesme..

Këshilli inicues do të mundohet që Aksioni të jetë sa më prezent në mediume , veçanërisht në Europë.
Kjo do të ndikojë pozitivisht në mendimin publik në RM si dhe më gjërë , detyrimisht në të ardhmen.



Freelance Writer Needed

Copyright © Денот на дрвото 2008. Сите права се задржани.